Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledhim kur përdorni Hirella, pse i përdorim dhe si mund të menaxhoni zgjedhjet tuaja — përfshirë verifikimin e identitetit dhe dokumentet profesionale për disa kategori shërbimesh.
1. Të dhënat që mbledhim
- Llogari: emër, email, telefon (nëse jepet), gjuha, datëlindja kur kërkohet.
- Verifikim identiteti (KYC): numër personal (NID), lloji i dokumentit, foto dokumenti dhe fytyre, rezultate kontrolli (p.sh. liveness dhe AML) nga partneri ynë i verifikimit — vetëm kur filloni ose rinovoni verifikimin.
- Profil specialisti: qytet, kategori, NIPT (opsional), foto profili, vlerësime, status verifikimi identiteti dhe (kur aplikohet) status dokumentesh profesionale për kategori të rregulluara.
- Dokumente profesionale: licenca, kualifikime ose prova alternative të punës (p.sh. certifikata sigurimesh shoqërore/shëndetësore) që ngarkoni për kategori si infermier, hidraulik, kujdes fëmijësh e të ngjashme — vetëm për kategoritë që zgjidhni.
- Kërkesa dhe punë: përshkrime, adresa, koordinata, foto, mesazhe chat.
- Pagesa: identifikues porosie pagese, status — jo numra të plota kartash (i përpunon PokPay).
- Pajisja: token push njoftimesh, log të kufizuar diagnostikimi.
2. Si i përdorim
Për të ofruar shërbimin: publikim kërkesash, oferta, pagesa, portofol, mosmarrëveshje dhe njoftime.
Për verifikim dhe besim: konfirmojmë identitetin para publikimit të kërkesave ose dërgimit të ofertave; rishikojmë dokumentet profesionale për kategori të rregulluara para se specialistët të ofrojnë në ato kategori.
Për sigurinë: parandalim mashtrimi, abuzimi, identitet i rremë dhe akses i paautorizuar.
Për përmirësim produkti: statistika të agreguara; nuk shesim listat e email-it.
3. Ndashja me palë të treta
- PokPay — procesim pagesash.
- Partner verifikimi identiteti — kontroll dokumenti, liveness dhe AML sipas pëlqimit tuaj.
- Cloudinary — hostim i fotove të ngarkuara (kërkesa, chat, dokumente verifikimi).
- Ofrues infrastrukture (hosting, email) nën kontrata përpunimi.
- Autoritetet kur ligji e kërkon.
4. Ruajtja dhe të drejtat
Ruajmë të dhënat sa kohë llogaria është aktive dhe sipas detyrimeve ligjore (p.sh. regjistrime financiare).
Mund të kërkoni akses, korrigjim ose fshirje përmes chat-it të mbështetjes në aplikacion. Disa të dhëna duhen mbajtur për detyrime ligjore.
5. Kontakt
Përdorni Kontakto supportin në menu për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja.
